CIA publikon 470,000 dokumente nga bastisja e Bin Ladenit
CIA ka publikuar afro 470,000 dokumente të sekuestruara gjatë vrasjes së ish-udhëheqësit të Al Kaidas, Osama Bin Laden, në vitin 2011.
Materiali i ri përfshin ditarin e tij personal, dokumente dhe video. Ky është publikimi i katërt nga CIA i materialeve të gjetura gjatë bastisjes së strehës së Bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit. Megjithatë, disa materiale nuk janë publikuar sepse mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare, tha agjencia amerikane e inteligjencës. Sipas deklaratës së CIA-s, dokumentet e publikuara “ofrojnë njohuri për origjinën e ndarjeve që ekzistojnë sot midis Al Kaidas dhe grupit terrorist ISIS, si dhe "mosmarrëveshjet strategjike, doktrinare dhe fetare brenda Al Kaidas dhe aleatëve të saj".