Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëron Korenë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62086-sekretari_i_përgjithshëm_i_nato_s_paralajmëron_korenë_veriore
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se Aleanca Veri-Atlantike është e gatshme që të përballet me veprimet e Koresë Veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2017 10:41 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëron Korenë Veriore

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se Aleanca Veri-Atlantike është e gatshme që të përballet me veprimet e Koresë Veriore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, në një konferencë për shtyp në Korenë Jugore, deklaroi se NATO është e gatshme të përdorë kapacitetet e saj ushtarake kundër Koresë Veriore. Stoltenberg pretendoi se NATO ka potenciale dhe vullnet për çdo fazë dhe kjo është një metodë me të cilën Aleanca Veri-Atlantike ka administruar kërcënimet e raketave balistike dhe pikërisht me këtë metodë t’i përgjigjet kërcënimeve bërthamore të sotshme të Koresë Veriore. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vuri në dukje këtë çështje se NATO dhe partnerët e saj thellësisht janë të shqetësuar nga kërcënimet e Koresë Veriore dhe pretendoi se Koreja Veriore konsiderohet “rrezik aktual dhe i qartë” dhe kërkoi shtimin e presioneve diplomatike dhe ekonomike për t’i dhënë fund këtij kërcënimi në mënyrë paqësore.