Yildirim: Termi terrorizëm nuk duhet përdorur përkrah Islamit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62105-yildirim_termi_terrorizëm_nuk_duhet_përdorur_përkrah_islamit
Kryeministri turk Binali Yildirim e quajti përdorimin e termit "terrorizëm" së bashku me "Islamin" si një fyerje ndaj myslimanëve dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore që ta përfundojnë këtë veprim tendencioz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2017 03:48 Europe/Tirane
  • Yildirim: Termi terrorizëm nuk duhet përdorur përkrah Islamit

Kryeministri turk Binali Yildirim e quajti përdorimin e termit "terrorizëm" së bashku me "Islamin" si një fyerje ndaj myslimanëve dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore që ta përfundojnë këtë veprim tendencioz.

Duke folur të enjten në Stamboll. Kryeministri turk tha: “Qëndrimi dyfytyrësh i Perëndimit në luftën kundër terroristëve është një gabim i madh dhe shenjë e dobësisë në luftimin e fenomenit shkatërrues të terrorizmit”. “Turqia dëshiron që Perëndimi të braktisë dualizmin në luftën kundër terroristëve dhe të luftojë sinqerisht sfidën globale të terrorizmit. Vendet që e urrejnë islamin dhe propagandojnë islamofobinë, një ditë do të kenë nevojë për përzemërsinë dhe drejtësinë e myslimanëve”, tha kryeministri turk Binali Yildirim.