Amerika kundërshton kërkesën e Rusisë për inspektimin e pasurisë diplomatike
Këshilltari juridik në zyrën e përfaqësisë së Rusisë në OKB ka bërë të ditur se Amerika ka kundërshtuar kërkesën e Rusisë për inspektimin e pasurisë diplomatike të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Maksim Masikhin, këshilltari juridik në zyrën përfaqësisë së Rusisë në OKB, me anë të një deklarate, ka thënë se autoritetet e Amerikës që nga dhjetori i vitit 2016 me pretekste të pavërteta për implikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, kanë konfiskuar dy objekte diplomatike të Rusisë në shtetet Meriland dhe Long Ailand. Ky veprim i Uashingtonit është një veprim i jashtëligjshëm dhe Rusia pret që Amerika të respektojë ligjet ndërkombëtare. Qeveria e Amerikës më parë ka mbyllur edhe objektet e përfaqësisë diplomatike të Rusisë në San Francisko, Nju Jork dhe Uashington autoritetet amerikane kanë inspektuar këto objekte diplomatike. Ky veprim i Amerikës është bërë pasi Rusia ka mbyllur disa objekte diplomatike dhe ka reduktuar stafin diplomatik të Amerikës në Rusi me qindra diplomatë.