Një politikan amerikan merr qëndrim kundër Koresë Veriore
Kryetari i komitetit për marrëdhënie të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës ka kërkuar vendosjen e Koresë Veriore në listën e vendeve mbështetëse të terrorizmit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ed Rojes, kryetari i komitetit për marrëdhënie të jashtme në Kongresin e Amerikës, të enjten deklaroi se nuk ekziston kurrfarë arsyetimi për të vonuar vendosjen e Koresë Veriore në listën e vendeve mbështetëse të terrorizmit. Kryetari i komitetit për marrëdhënie të jashtme në Kongresin e Amerikës gjithashtu ka kërkuar nga qeveria e Amerikës që ta vendosë emrin e Koresë Veriore përsëri në listën e vendeve mbështetëse të terroristëve. Tensionet mes Amerikës dhe Koresë Veriore janë shtuar edhe më shumë me politikën luftënxitëse të Donald Trump, presidentit të Amerikës.