Përhapet më shumë kequshqyerja në botë
Në bazë të statistikave të OKB, çdo i treti person në botë vuan nga kequshqyerja.
Gazeta "Le Mound" ka shkruar se statistikat e OKB të cilat janë publikuar ditën e shtunën, tregojnë se 815 milionë njerëz në botë janë të uritur dhe vendet si Nigeria, Somalia, Sudani Jugor, Jemeni, Etiopia dhe Kenia kanë numrin më të madhe të personave që vuajnë nga kequshqyerja. Kjo gazetë shkruan se studimet mbi 140 vende të botës tregojnë se çdo i treti person vuan nga kequshqyerja dhe në çdo vend kjo tregohet në mënyra të ndryshme si me vonesën në zhvillimin e fëmijëve, pagjakësi tek femrat dhe shtimi i peshës tek të rriturit. Corinna Hawkes, shefe e qendrës për politika ushqimore në Universitetin e Londrës, në lidhje me këtë ka thënë se duhet të zhvillohet një luftë e gjithanshme kundër kequshqyerjes, edhe atë në mënyrë të unifikuar me qëllim të arritjes së një zhvillimi të qëndrueshëm. Lufta në të njëjtën kohë me mungesën e ushqimit, shtimin e peshës dhe përkufizimin e masës së kalorive të nevojshme për nxënësit, janë prej rrugëve për të luftuar kequshqyerjen.