Koreja Veriore paralajmëron Trump
Koreja Veriore njëkohësisht me turneun e parë të Donald Trump, presidentit të Amerikës në Azinë Lindore, ka paralajmëruar atë për deklaratat e papërgjegjshme të tij.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gazeta shtetërore "Rudung Sinmun" e partisë në pushtet në Korenë Veriore edhe njëherë ka theksuar se Trump nuk ka gjendje normale psikologjike dhe e ka paralajmëruar atë që të heqë dorë nga deklaratat e papërgjegjshme kundër Penianit. Kjo gazetë verikoreane gjithashtu ka paralajmëruar se këto kërcënime të pamatura dhe të marra mund të rezultojnë me shpërthimin e një tragjedie bërthamore në Amerikë. Ndërkohë ndryshe nga sa ndodhi muajt e fundit, Trump shmangu retorikën e zjarrtë ndaj Koresë së Veriut. Por në komentet e tij të para zyrtare në Azi, nga një bazë ushtarake e përbashkët amerikano-japoneze, i dërgoi mesazh vendit komunist. “Luftëtarët tanë të guximshëm, janë goditja e fundit kundër kërcënimeve ndaj ëndrrave të njerëzve në Amerikë, Japoni dhe në mbarë botën“, tha Trump. Ai me këtë pretendim iu drejtuar ushtarëve amerikanë: “Ju jeni shpresa më e madhe për njerëzit që dëshirojnë të jetojnë në liri dhe harmoni dhe ju jeni kërcënimi më i madh ndaj tiranëve dhe diktatorëve që kërkojnë të preokupojnë të pafajshmit”. Kjo deklaratë e presidentit është lexuar nga mediat si një paralajmërim jo i drejtpërdrejtë për Korenë e Veriut. “Kjo nuk ishte një retorike e drejtpërdrejtë sulmi”, shkruan media amerikane CNN.