Publikohen investimet e mbretëreshës së Anglisë
(last modified Mon, 06 Nov 2017 07:21:08 GMT )
Nëntor 06, 2017 08:21 Europe/Tirane
  • Publikohen investimet e mbretëreshës së Anglisë

Mbretëresha e Anglisë ka investuar dhe financuar në të ashtuquajturat Panama Papers.

Gazetarët kanë mundur të ekspozojnë një tjetër skandal të mënyrës së investimit të parave në të ashtuquajturën “Parajsat fiskale” ndërsa të përfshirë në këtë aktivitet janë emra të rëndësishëm, ku ndër më kryesorët rendit mbretëresha e Anglisë Elisabeta e dytë, sekretari amerikan i tregtisë si dhe një aleat i kryeministrit të Kanadasë. Rasti më flagrant është ai i zyrtarit amerikan. Wilbur Ross dyshohet se ka lidhje biznesi me disa sipërmarrës që njihen për bashkëpunimin e ngushtë me presidentin Putin. Përkundër sanksioneve amerikane, zyrtari i Uashingtonit mësohet se ka bashkëpunuar në fushën e bzinesit të hidrokarbureve me dhëndrin e vajzës së Presidentit rus. Ngjarja ka shkaktuar një debat madhor, ndërsa pritet ende reagimi i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë në e përfshirë në skandal është e përfshirë edhe mbretëresha e Anglisë Elisabeta II, e cila ka investuar afro 10 mln paund para privat në një kompani offshore në ishujt Kajman dhe Bermude. Ekspertët shprehen se ky aktivitet jo domosdoshëmrisht është i jashtëligjshëm. E megjithatë mund të shkaktojë një dëm mbi figurën e monarkes britanike. Mediat kanë zbuluar gjithashtu se një aleat kyc i kryeministrit të Kanadas Justin Trudeau ka investime në rrjete offshore. Diçka e tillë mund ti kushtojë rëndë shefit të ekzekutivit kanades pasi Justin Trudeau ka zhvilluar aktivitete të vazhdueshme për mbylljen e aktiviteteve të tilla. Paradise Papers është një tjetër skandal për ekspozimin e të cilëve kanë punuar mbi 382 gazetarë që vijnë nga 67 vende të botës. Ata kanë analizuar 13.4 milionë dokumente sekret ndërsa vijojnë kërkimet për dokumenta të vlefshme.

Tags