Rinovohet gjendja e jashtëzakonshme kundër Iranit në Amerikë
Qeveria amerikane edhe për një vit ka rinovuar planin për gjendjen e jashtëzakonshme kundër Iranit.
Donald Trump në një letër drejtuar kongresit dhe senatit ka thënë se marrëdhëniet Teheran-Uashington akoma nuk janë normalizuar dhe për këtë është e nevojshme të rinovohet urdhri nr.12170. urdhri për gjendjen e jashtëzakonshme të Amerikës kundrejt Iranit është firmosur për herë të parë nga Xhimi Karter më 14 nëntor të vitit 1979, menjëherë pas marrjes së folesë së spiunazhit amerikan (ambasadës) në Teheran. Donald Trump në letrën e tij ka thënë se urdhri i 19 janari1981 kundër Iranit duhet të zbatohet deri më 14 nëntor të vitit 2018. Ambasada amerikane në Teheran e marrë nga studentët në vitin 1979, është përdorur nga CIA amerikane dhe qeveria amerikane për aktivitete spiunazhi. Pas fitores së revolucionit islamik punonjësit e ambasadës amerikane në Teheran vazhduan aktivitetet e tyre kundër Iranit dhe në kohën e marrjes së ambasadës donin të zhduknin dhe asgjësonin të gjithë dokumentacionin e fshehtë të ambasadës. Mirëpo studentët e imam Khomeinit, arritën të marrin në kontroll ambasadën dhe të zbulojnë më shumë se 70 dosje sekrete.