Bashkimi Evropian mbështet stabilitetin e Libanit
Bashkimi Evropian pas dorëheqjes së kryeministrit të Libanit, ka deklaruar mbështetjen e vetë ndaj stabilitetit dhe unitetit të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se BE të mërkurën me anë të një deklarate, ka kërkuar nga të gjitha palët që të bëjnë hapa drejt bisedimeve konstruktive dhe të bashkëpunojnë për të forcuar institucionet e Libanit. Në deklaratën e BE gjithashtu thuhet: "Të gjithë partitë politike duhet të respektojnë Kushtetutën e vendit të tyre për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në fillim të vitit 2018". Sa'd Harir më katër nëntor të vitit 2017, në kohën kur ishte jashtë Libanit për një vizitë në Arabinë Saudite, publikoi lajmin e dorëheqjes së vetë nga posti i kryeministri dhe pasta bëri disa pretendime kundër Republikës Islamike të Iranit dhe Hezbullahut të Libanit.