Trump: Putin thotë të vërtetën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62401-trump_putin_thotë_të_vërtetën
Presidenti Vladimir Putin është ndjerë i ofenduar nga akuzat që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, ka thënë Presidenti amerikan Donald Trump, pas takimit të shkurtë të dy presidentëve në samitin e Azisë dhe Paqësorit në Vietnam.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2017 14:55 Europe/Tirane
  • Trump: Putin thotë të vërtetën

Presidenti Vladimir Putin është ndjerë i ofenduar nga akuzat që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, ka thënë Presidenti amerikan Donald Trump, pas takimit të shkurtë të dy presidentëve në samitin e Azisë dhe Paqësorit në Vietnam.

“Ai më tha që Rusia absolutisht nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet tona dhe u ofendua nga akuzat”, përsëriti Trump, duke shtuar që këto akuza janë shpikje të demokratëve të Hillary Clinton e cila humbi zgjedhjet. Më tej, Donald Trump tha që personalisht ai i beson Putinit në këtë çështje dhe tha që e di që ai po e thotë të vërtetën. Më herët, inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundim që Rusia ka ndërhyrë në programe kompjuterike të shtabit zgjedhor demorat dhe ka vjedhur e-mailat e Clinton, që më vonë i kishte botuar Wikileaks. Senatori republikan, John McCain, një kritik i ashpër i Trump, e quajti Presidentin amerikan “naiv” që i beson fjalës së një koloneli të KGB-së përpara asaj të inteligjencës amerikane.