Siria temë diskutimi mes Putin dhe Erdogan
Presidentët e Rusisë dhe të Turqisë kanë diskutuar mbi çështjen e Sirisë dhe deklaratën e përbashkët të Rusisë dhe Amerikës dhe për marrëdhëniet dypalëshe.
Zyra për informim e presidentit rus deklaroi se Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan janë takuar në qytetin bregdetar Suci dhe diskutuan për çështje dypalëshe dhe gjendjen në Siri,. Takimi mes presidentit të Rusisë dhe Turqisë u bë me ftesë të presidentit Vladimir Putin. Ky është takimi i pestë i presidentëve të Turqisë dhe Rusisë brenda vitit 2017. Sipas zyrës informative të presidencës ruse, të dy presidentët do të diskutojnë për problemet e rajonit dhe të botës për luftën kundër terrorizmit dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Siri. Përveç kësaj presidentët do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike dhe për bashkëpunimin në fushën e energjisë.