BE kërkon kthimin e Haririt në Liban, paralajmëron Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62463-be_kërkon_kthimin_e_haririt_në_liban_paralajmëron_arabinë_saudite
Bashkimi Europian deklaroi se Saad Hariri, i cili shkaktoi tronditje me dorëheqjen si kryeministër i Libanit në Arabinë Saudite më shumë se një javë më parë, duhet të kthehet në vendin e tij dhe paralajmëroi kundër ndërhyrjeve të huaja në çështjet e Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2017 16:32 Europe/Tirane
  • BE kërkon kthimin e Haririt në Liban, paralajmëron Arabinë Saudite

Bashkimi Europian deklaroi se Saad Hariri, i cili shkaktoi tronditje me dorëheqjen si kryeministër i Libanit në Arabinë Saudite më shumë se një javë më parë, duhet të kthehet në vendin e tij dhe paralajmëroi kundër ndërhyrjeve të huaja në çështjet e Libanit.

"Ne fillimisht u bëjmë thirrje forcave politike në Liban të përqendrohen në atë se çfarë mund t'u ofrojnë qytetarëve të tyre, kryeministri Hariri të kthehet në vendin e tij dhe në qeverinë e koalicionit dhe të përqendrohet në menaxhimin e vendit," tha shefja e politikës së jashtme të BE , Federica Mogherini, pasi mbajti një takim me 28 ministrat e jashtëm të BE në Bruksel. Ajo tha se ndërhyrja e huaj në Liban ishte një "kërcënim aktual dhe i përhershëm ", duke nënkuptuar një paralajmërim për Riadin. Hariri njoftoi dorëheqjen e tij në Riad më 4 nëntor, pak pasi kishte udhëtuar në Arabinë Saudite. Burimet pranë tij më vonë i thanë agjencisë Reuters se atij iu dha deklarata nga sauditët. Megjithatë, Hariri dha një intervistë më parë këtë javë pas kritikave në rritje ndaj Arabisë Saudite, duke e përshkruar veten si një "njeri të lirë", i cili synonte të "kthehej" në vendin e tij "brenda disa ditësh".