Lavrov: Prania e SHBA në Siri është e paligjshme
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha të martën se Irani dhe Rusia janë ligjërisht të pranishëm në Siri, por prania e koalicionit të udhëhequr nga SHBA që pretendon të luftojë ISIS-in, është e paligjshme.
Lavrov gjithashtu vuri në dukje deklaratën e përbashkët të Vladimir Putinit dhe Donald Trump, presidentëve rus dhe amerikan mbi Sirinë, duke thënë se Rusia nuk është zotuar të largojë forcat pro-iraniane nga Siria. Nga ana tjetër, Siria u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, për tërheqje të forcave ushtarake nga Siria, tani që lufta kundër ISIS, pothuajse ka përfunduar. Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme, të shfaqur nga media shtetërore të martën, thuhet se prania e trupave amerikane nuk do të çojë në ndonjë zgjidhje politike të konfliktit.