Macron mbron presidentët e SHBA dhe Rusisë
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump dhe Vladimir Putin po kërcënojnë vlerat perëndimore të tolerancës dhe mirëkuptimit, por izolimi i tyre nga Europa do të ishte kundërproduktiv.
Shumë njerëz i konsiderojnë Trumpin dhe Putin si kundërshtarë të vlerave liberale, por pavarësisht kësaj, Macron nguli këmbë se ata nuk duhen bërë armiq. Macron tha se paranoja, ndjesia e kërcënimit dhe dëshira për të mbrojtur diçka, i bëri lider si Putin që të zgjedhin një rrugë të ndryshme. Presidenti francez nuk harroi të fajësonte edhe vendet e shoqëritë perëndimore, të cilat sipas tij kanë humbur imagjinatën, ambicien dhe vizionin. Ai gjithashtu foli edhe për fenë, duke thënë se mbështet ata që mbrojnë një islam të hapur dhe tolerant.