Rusia: Mediat e huaja “agjentë të jashtëm”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62493-rusia_mediat_e_huaja_agjentë_të_jashtëm
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë në mënyrë unanime e ka miratuar legjislacionin me të cilin autorizohet qeveria që kompanitë mediale, të cilat marrin fonde nga jashtë, të cilësohen si “agjentë të jashtëm”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2017 14:42 Europe/Tirane
  • Rusia: Mediat e huaja “agjentë të jashtëm”

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë në mënyrë unanime e ka miratuar legjislacionin me të cilin autorizohet qeveria që kompanitë mediale, të cilat marrin fonde nga jashtë, të cilësohen si “agjentë të jashtëm”.

Duma ruse e miratoi projektligjin të mërkurën në atë që ligjvënësit e lartë thanë ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një lëvizjeje nga qeveria e SHBA-së për të regjistruar rrjetin informativ rus Russia Today, ose RT, të sponsorizuar nga Moska, si agjent i huaj. Kryetari i Dumës Viacheslav Volodin tha se legjislacioni i ri ishte një "përgjigje simetrike" ndaj Uashingtonit dhe një shenjë e zemërimit të Moskës ndaj mënyrës se si administrata amerikane i ka trajtuar mediat ruse. Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dimitri Peskov, tha pas ratifikimit të ligjit nga Duma,  se Moska tani kishte më shumë liri veprimi për t’iu përgjigjur ndonjë veprimi të huaj kundër medias ruse. Ai tha se qeveria ruse do të "shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga ligji për një përgjigje në kohën e duhur", duke shtuar: "Çdo shkelje mbi lirinë e medias ruse jashtë vendit, nuk do të mbetet pa një përgjigje të ashpër".