Pse Franca e fton Haririn në Paris?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62519-pse_franca_e_fton_haririn_në_paris
Burimet franceze kanë njoftuar se presidenti francez Emanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit të dorëhequr libanez që së bashku me familjen e tij të shkojë në Francë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2017 15:10 Europe/Tirane
  • Pse Franca e fton Haririn në Paris?

Burimet franceze kanë njoftuar se presidenti francez Emanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit të dorëhequr libanez që së bashku me familjen e tij të shkojë në Francë.

Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, është takuar me Saad Haririn, kryeministrin e dorëhequr të Libanit në Riad të Arabisë Saudite ku i ka dorëzuar një ftesë nga presidenti Macron. Gjithashtu, pas takimit të ministrit të punëve të jashtme të Francës me Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, Le Drian ka deklaruar se Hariri (i cili ka shtetësi franceze) ka pranuar ftesën e Francës për të zhvilluar një vizitë në Paris. Presidenti libanez Michel Aoun tha në një deklaratë se Hariri dhe familja e tij do të mbërrinin të shtunën në Francë, "ku do të pushojë pak ditë" përpara se të kthehet në Bejrut për të marrë "një vendim lidhur me dorëheqjen", raportoi të enjten agjencia shtetërore libaneze e lajmeve . "Po pres që pas kthimit të Haririt, të vendos për masën tjetër në lidhje me qeverinë", tha presidenti libanez gjatë një takimi me gazetarët. Aoun ka refuzuar të pranojë dorëheqjen e Haririt dhe akuzoi zyrtarët sauditë se e kanë mbajtur atë kundër vullnetit të tij. Presidenti libanez e denoncoi ashpër qëndrimin e zgjatur të Haririt në Arabinë Saudite të mërkurën, duke thënë se nuk kishte arsye që kryeministri libanez të mos kthehej në Liban. Ftesa franceze nxiti spekulime se Hariri po dërgohet "në mërgim"  në Evropë nga regjimi saudit. Vëzhgues të tjerë gjithashtu spekuluan se Macron ishte duke u përpjekur t'i siguronte Kryeministrit libanez një rrugëdalje nga Arabia Saudite, veçanërisht kur në ftesë përfshin edhe familjen e Haririt. Më vonë, Macron u tha gazetarëve pas një konference për klimën në qytetin gjerman të Bonit se ai nuk e ftonte Haririn në " ekzil politik”, por se ftesa ishte bërë thjesht nga "miqësia" për Haririn që ky të kalonte "disa ditë me familjen e tij" në Francë. Vëzhguesit politikë, megjithatë, thonë se një sqarim i tillë nga Macron thjesht shton çudinë ekzistuese të rastit Hariri. Ndërsa lexoi në Riad deklaratën e dorëheqjes, e cila besohet të jetë shkruar për të nga sauditët , Hariri tha se Libani nuk ishte më stabil për shkak të asaj që ai e quajti ndërhyrje nga lëvizja libaneze, Hezbullah dhe Irani. Irani dhe Hezbullahu kanë mohuar kategorikisht akuzat, duke e quajtur atë një skenar nga sionistët, sauditët dhe SHBA për të krijuar tensione të reja në Liban dhe gjetkë në Lindjen e Mesme. Analistët thonë se Hariri ishte shënjestruar nga Arabia Saudite pasi ai nuk pranoi të merrte një qasje konfrontuese kundër Hezbullahut, një parti e fuqishme politike e cila është pjesë e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Hariri. Sipas burimeve të mirëinformuara, zyrtarët sauditë i kanë dhënë Saad Haririt dy opsione: 1-Kthimi në Bejrut, por mbajtja e një qëndrimi agresiv ndaj Hezbollahut dhe ndaj çdo qeverie ku Hezbollah  merr pjesë. 2- Ik në mërgim kudo në Evropë, hesht dhe lëre politikën. Raportet gjithashtu thonë se sauditët po përpiqen të vënë Baha Hariri si udhëheqës të Lëvizjes Al-Mostakbal në Liban si "njeriu i ri i Arabisë Saudite" në këtë vend. Ndërkohë Baha Hariri vëllai i Saad Haririt ka reaguar ndaj dorëheqjes së vëllait të vet nga posti i kryeministrit dhe ka thënë se e mbështet vendimin e marrë nga ish kryeministri libanez. Ai pasi kritikoi Iranin dhe Hezbullahun për sundimin e Libanit, falënderoi sauditët për mbështetjen e pafundme ndaj Libanit. Raportet thonë se Saad dhe Bahaa kanë qenë në kundërshtim me njëri-tjetrin, meqenëse Saad kishte zgjedhur të marrë kontrollin mbi çështjet politike dhe të biznesit të familjes miliardere në vend të vëllait më të madh.