Rusia përdor të drejtën e vetos kundër rezolutës anti-siriane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62532-rusia_përdor_të_drejtën_e_vetos_kundër_rezolutës_anti_siriane
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka përdorur të drejtën e vetos kundër rezolutës anti-siriane të përpiluar më parë nga Amerika dhe që është vënë në votim në KS të OKB.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 17, 2017 05:55 Europe/Tirane
  • Rusia përdor të drejtën e vetos kundër rezolutës anti-siriane

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka përdorur të drejtën e vetos kundër rezolutës anti-siriane të përpiluar më parë nga Amerika dhe që është vënë në votim në KS të OKB.

Kjo është e disata herë që Rusia përdor të drejtën e vetos kundër rezoluta anti-siriane që janë hartuar që nga nisja e krizës në këtë vend në vitin 2011. Me vendimin më të fundit Rusia nuk ka lejuar miratimin e rezolutës amerikane kundër Sirisë për të nisur hetimet e përbashkëta lidhur me armatimet kimike në Siri. Komiteti i përbashkët i OKB dhe i organizatës për ndalimin e armëve kimike në përfundim të hetimeve të tij ka pretenduar se qeveria siriane ka përdorur bomba me gaz sarin në Khan Shejkhun. Të tilla pretendime janë hedhur poshtë nga qeveria siriane. Në sulmin e dyshimtë të 4 prillit në Khan Shejkhun më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur.