Vdes në burg kryemafiozi i Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62546-vdes_në_burg_kryemafiozi_i_italisë
Bosi i njohur i mafies siciliane Salvatore “Toto” Riina ka vdekur sot nga sëmundja e kancerit pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale, raportojnë mediat italiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2017 15:10 Europe/Tirane
  • Vdes në burg kryemafiozi i Italisë

Bosi i njohur i mafies siciliane Salvatore “Toto” Riina ka vdekur sot nga sëmundja e kancerit pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale, raportojnë mediat italiane.

Riina, 87-vjeç, bosi famëkeq i organizatës mafioze Cosa Nostra, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje. Riina ndodhej prej disa ditësh në koma dhe familjes së tij i ishte dhënë leja për ta vizituar në spitalin e burgut në Parma. Edhe djali i madh i ish-mafiozit, Giovanni, gjithashtu po vuan dënim të përjetshëm në burg. Riina qëndron prapa një serie atentatesh me bombë në Romë, Milano dhe Fiernce, në vitin 1993. Në 1992-shin, Toto Riina vrau dy gjykatësit e njohur që luftonin mafian Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.