Putin merr 60 kërcënime me telefon
Zëdhënësi i Kremlinit njoftoi se presidentit i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë 60 kërcënime me telefon.
Dimitri Peskov deklaroi se telefonatat janë kryer nga persona të panjohur të cilët kanë kërcënuar se gjatë udhëtimit të presidentit Vladimir Putin për në Saint Petersburg, do të vendosen bomba në anë të rrugës. Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se pas hetimeve u bë e qartë se të gjitha këto kërcënime ishin mashtrime. Kërcënimet telefonike në Rusisë kanë nisur në fillim të shtatorit dhe deri tani janë boshatisur godinat e 700 mijë personave, në të cilat është menduar se do të kryhen akte terroriste. Autoritetet ruse thonë se kërcënimet me telefon kryhen nga jashtë shtetit dhe kryesisht bëhen nga anëtar të ISIS.