Francezët protestojnë kundër politikave të presidentit Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62592-francezët_protestojnë_kundër_politikave_të_presidentit_macron
Qytetarët francezë protestuan të shtunën në Paris kundër politikave të Presidentit Emmanuel Macron në fushat e punës, arsimit, mjedisit dhe imigracionit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2017 13:29 Europe/Tirane
  • Francezët protestojnë kundër politikave të presidentit Macron

Qytetarët francezë protestuan të shtunën në Paris kundër politikave të Presidentit Emmanuel Macron në fushat e punës, arsimit, mjedisit dhe imigracionit.

Protesta u organizua me ftesë të partive dhe sindikatave majtiste të Francës dhe dhjetëra mijëra punëtorë francezë kanë marrë pjesë në këtë protestë. Me të marrë postin, Emmanuel Macron nuk humbi kohë por i hyri reformave të thella, që kanë ndeshur në kundërshtinë e shumë francezëve. Pas 100 ditësh në post, ai është edhe më pak i pëlqyer nga sa kishte qenë përgjatë të njëjtës periudhë paraardhësi i vet jo fort i preferuar prej francezëve, François Hollande. Kritikët e quajnë “presidenti i të pasurve”. Sot vetëm 4 në 10 francezë e aprovojnë performancën e 39-vjeçarit.