NYT: Tillerson nuk mund të drejtojë Departamentin e Shtetit
Nëntor 19, 2017 19:15 Europe/Tirane
Gazeta amerikane New York Times shkruante sot se Rex Tillerson është i paaftë për të drejtuar Departamentin e Shtetit të SHBA.
Gazeta amerikane kritikoi performancën e Tillerson, duke thënë se ai është më i fokusuar në ndryshimin e Departamentit, sesa në forcimin e marrëdhënieve me qeveritë e tjera të botës për të kërkuar zgjidhje paqësore të krizave ndërkombëtare. New York Times shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit po përballet me shkurtimet e buxhetit, me poste të lira dhe me një president kaotik. Tillerson, ish drejtor ekzekutiv i kompanisë Exxon Mobile, që nga emërimi në krye të DASH në shkurt të vitit të kaluar, këmbëngul në riorganizimin e këtij Departamenti.
Tags