Tërmet 7 ballësh në Australi
Nëntor 20, 2017 04:33 Europe/Tirane
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur zonat lindore të Australisë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve një lëkundje e fuqishme sizmike 7 ballë të shkallës Rihter u shënua në Oqeanin Paqësor. Sipas njoftimit të Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS) tërmeti ka rënë në distancën 67 km në verilindje lindje të Kaledonisë së Re në Australi. Ky tërmet, në thellësi përafërsisht 20 km, ndodhi menjëherë pas një lëkundjeje tjetër sizmike që i kishte paraprirë pak orë më parë, të shkallës 6,4 ballë të shkallës Rihter. Priten ende raporte për viktimat dhe dëmet materiale që pritet të jenë të shumta nga një tërmet kaq i fuqishëm.
Tags