Shitja e armëve amerikane Polonisë, rrezik për Evropën
Agjencia e lajmeve Sputnik e Rusisë theksoi se shitja e armëve dhe raketave amerikane në Poloni me vlerë 10.5 miliardë dollarë ishte një burim i shtimit të tensionit në Evropë.
Sputnik njoftoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin dy qëllime me transferimin e raketave të tyre në Poloni: zgjerimin e të tregtisë së armëve dhe hapjen e rrugës për një sulm ndaj Rusisë. Sipas raportit, me pretekstin e kërcënimit rus, shtetet perëndimore po militarizojnë rajonet në kufi me Rusinë dhe dislokimi i sistemit të mbrojtjes së raketave Patriot në Poloni është veprimi më i fundit i SHBA dhe NATO-s në këtë rrugë. Nga ana tjetër, SHBA ka deklaruar vendimin për dhënien e ndihmës prej 47 milion dollarë me armatime për Ukrainën. Sa i përket kësaj ndihme Pavel Klimkin ministër i jashtëm ukrainas, ka thënë se Ukraina do të marrë më shumë ndihma ushtarake nga Amerika. Edhe Ministri rumun i Mbrojtjes Mihai Fifor deklaroi sot (e hënë) se Rumania do të blejë sisteme raketash Patriot nga Shtetet e Bashkuara në gjysmën e parë të vitit 2019 me një kosto prej 3.9 miliardë dollarë. Moska është e shqetësuar për dislokimet ushtarake të NATO-s pranë kufijve të saj. Në kundërpërgjigje, Rusia ka forcuar kapacitetin e saj ushtarak në rajonet jugperëndimore, duke vendosur raketa balistike bërthamore në enklavën e saj baltike të Kaliningradit që kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë.