Bashar Asad në Rusi, takohet me Vladimir Putin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62763-bashar_asad_në_rusi_takohet_me_vladimir_putin
Presidenti i Sirisë në qytetin Suçi të Rusisë është takuar me homologun e tij rus. Kanali televiziv Al-Alam disa çaste më para në një lajm të shpejtë, raportoi se burimet zyrtare të Kremlinit kanë njoftuar se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të hënën në qytetin Suçi të Rusisë është takuar me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2017 11:33 Europe/Tirane
  • Bashar Asad në Rusi, takohet me Vladimir Putin

Presidenti i Sirisë në qytetin Suçi të Rusisë është takuar me homologun e tij rus. Kanali televiziv Al-Alam disa çaste më para në një lajm të shpejtë, raportoi se burimet zyrtare të Kremlinit kanë njoftuar se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të hënën në qytetin Suçi të Rusisë është takuar me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë.

Burimet zyrtare të Kremlinit kanë thënë se Putin në takim me Asad e ka uruar atë për sukseset e shënuara në luftën kundër terrorizmit. Të palët në këtë takim kanë biseduar gjerësisht në lidhje me procesin politik të zgjidhjes së krizës në Siri. Burimet zyrtare të Kremlinit duke cituar presidentin e Rusisë, kanë thënë se Siria në luftën kundër terrorizmit i është afruar fazës përfundimtare. Pallati i Kremlinit gjithashtu ka deklaruar se Bashar Asad në takim me Putin, ka falënderuar edhe ministrin e mbrojtjes dhe shtabin e përgjithshëm të ushtrisë së Rusisë për mbështetjen që i kanë dhënë Sirisë në luftën kundër terrorizmit. Putin në këtë takim ka thënë: "Aktualisht çështja e rëndësishme është transferimi në procesin politik në Siri dhe Rusia po bashkëpunon me të gjitha palët. Bashar Asad thekson se luftën kundër terrorizmit në Siri do ta vazhdojë deri në fund". Presidenti i Rusisë në këtë takim gjithashtu ka deklaruar se do të bisedojë me emirin e Katarit, me presidentin e Amerikës dhe me krerët e tjerë të rajonit në lidhje me krizën e Sirisë. Nga ana e tij Bashar Asad në këtë takim ka deklaruar: "Operacionet ushtarake të Rusisë në mbështetje ndaj ushtrisë së Sirisë në luftën kundër terrorizmit, kanë shënuar suksese të mëdha në të gjitha nivelet. Fitoret e arritura në luftën kundër terroristëve janë bërë shkak që të çojnë përpara procesin e zgjidhjes së krizës në Siri. Siria mbështet çfarëdo përpjekje politike, sidomos pas thyerjes së terroristëve dhe faktorët lokalë dhe ndërkombëtarë mund të mbështesin këtë proces. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo palë që dëshiron zgjidhjen politike të krizës në Siri". Vlen të theksohet se takimi mes presidentëve të Sirisë dhe Rusisë ka zgjatur 4 orë.