Amerika vendos sanksione të reja kundër Koresë së Veriut
Qeveria e Donald Trump në kuadër të politikave të saj armiqësore kundër Koresë së Veriut, ka futur një person dhe disa kompani në listën e sanksioneve me pretekstin e shkeljes së sanksioneve kundër Phenianit.
Departamenti amerikan i thesarit me këtë pretekst ka sanksionuar një shtetas kinez dhe 13 kompani biznesi dhe 20 anije kineze. Steven Munchin, sekretari amerikan i thesarit ka thënë se këto kompani sanksionohen për shkak të aktivitetit dhe biznesit të tyre disa miliona dollarësh me Korenë e Veriut. Më herët presidenti amerikan ka vendosur Korenë e Veriut në listën e vendeve sponsorizuese të terrorizmit dhe deklaroi se Phenianin e presin sanksione akoma më të ashpra. Trump shumë herë ka paraljmëruar se ndaj Phenainit do të ndërmarrë masa të rrepta dhe ka kërcënuar me përdorimin e të gjitha opsioneve mes tyre edhe opsioni ushtarak.