Bisedime mes presidentëve të Libanit dhe Egjiptit
Presidenti i Egjiptit Abdul’Fetah Sisi në një bisedë telefonike me Mishel Oun, president i Libanit ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit në Liban.
Të dy presidentët në bisedën telefonike të zhvilluar dje kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Liban, rajon dhe për marrëdhëniet dypalëshe. Biseda telefonike e presidentit egjiptian Sisi me presidentin e Libanit Mishel Oun u mbajt pas vizitës së kryeministrit libanez Saad Hariri në Kajro. Më 4 nëntor Saad Harri në kohën kur ishte për një vizitë në Arabinë Saudite ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Libanit. Autoritete libaneze thonë se dorëheqja e Saad Haririt është bërë për shkak të presioneve të shumta të Arabisë Saudite.