Putin zotohet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62799-putin_zotohet_në_zbatimin_e_plotë_të_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti i Rusisë në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump theksoi zbatimin e plotë të programit të përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2017 06:14 Europe/Tirane
  • Putin zotohet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Rusisë në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump theksoi zbatimin e plotë të programit të përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore.

Në bisedën telefonike Trump-Putin është diskutuar për temat e ë takimin të Sucit. Nga ana e tij Vladimir Putin theksoi zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe tha se kjo marrëveshje ndërkombëtare është faktor garantues i stabilitetit në rajon. Gjithashtu presidenti Putin theksoi zgjidhjen afatgjatë të problemeve të Sirisë në bazë të rezolutës 2254 të KS të OKB dhe në kuadër të rezultateve të nxjerra nga takimet në Astana. Përveç kësaj presidenti i Rusisë theksoi domosdoshmërinë e respektimit dhe ruajtjes së tërësisë territoriale, pavarësisë dhe sovranitetit të Sirisë dhe zgjidhjen politike të krizës në këtë vend. Presidenti i Rusisë i ka shpjeguar presidentit amerikan rezultatet e takimi të tij me presidentin Bashar Asad dhe tha se presidenti i Sirisë është i angazhuar të respektojë procesin e zgjidhjes politike, të kryejë reforma në sistemin shtetëror dhe të organizojë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.