Kërkohet dërgimi i dosjes së Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62873-kërkohet_dërgimi_i_dosjes_së_sirisë_në_gjykatën_ndërkombëtare_penale
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar dërgimin e dosjes së Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 23, 2017 09:06 Europe/Tirane
  • Kërkohet dërgimi i dosjes së Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar dërgimin e dosjes së Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Antonio Gutteres në raportin mujor të tij në KS të OKB, deklaroi se shkelja e ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Siri po vazhdon akoma dhe këto shkelje dhe abuzime janë bërë shkak për shkeljen e të drejtave të civilëve dhe shkatërrimit të institucioneve shoqërore dhe urbane të këtij vendi. Gutteres kërkoi dërgimin e dosjes së Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për tu dënuar autorët e krimeve në këtë vend. Sekretari i përgjithshëm i OKB kërkoi nga të gjitha palët që të bashkëpunojnë me mekanizmin për hetime të pavarura në lidhje me krimet në Siri. Gutteres gjithashtu kërkoi lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Siri dhe ka shprehur shqetësim për vazhdimin e dhunës dhe mungesës së sigurisë, si pengesa kryesore për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në Siri.