Ministri i financave të Britanisë pohon rënien ekonomike të këtij vendi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62877-ministri_i_financave_të_britanisë_pohon_rënien_ekonomike_të_këtij_vendi
Ministri i financave të Britanisë së Madhe ka pohuar rënien ekonomike të këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 23, 2017 14:22 Europe/Tirane
  • Ministri i financave të Britanisë pohon rënien ekonomike të këtij vendi

Ministri i financave të Britanisë së Madhe ka pohuar rënien ekonomike të këtij vendi.

Gazeta angleze "Indipendent" në një raport të saj ka shkruar se Philip Hamoun, ministri i financave të Britanisë së Madhe, në seancën e Parlamentit të këtij vendi, ka pranuar se Londra ka humbur pozitën e ekonomisë së pestë më të madhe në botë dhe ka rënë në pozitën e gjashtë pas Francës. Sipas këtij burimi, katër vendet e tjera të cilat aktualisht mbajnë pozitat më të larta ekonomike në botë, janë sipas radhës Amerika, Kina, Japonia dhe Gjermania. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2017 tregojnë se Franca ka arritur të lë mbrapa Britaninë e Madhe sa i përket PBB-së. Niveli i prodhimit pas krizës financiare, gjithnjë ka qenë problemi kryesor i ekonomisë së Britanisë së Madhe. Drejtoria për administrimin e buxhetit të qeverisë së Britanisë së Madhe gjithashtu të mërkurën ka deklaruar se në kohën kur pritej rritje e nivelit të prodhimit të këtij vendi, mirëpo ky nivel edhe pesë vitet e ardhshme do të jetë shumë më i ulët se sa niveli i prodhimit para krizës ekonomike.