ISIS u pret kokat 15 anëtarëve të tij në Afganistan
Grupi terrorist ISIS u ka prerë kokën të paktën 15 anëtarëve të vet në provincën lindore të Afganistanit Nangarhar, thanë zyrtarët lokalë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ataullah Khogiani, zëdhënësi i guvernatorit të provincës, tha të enjten se militantët e ISIS u ekzekutuan pas një konflikti midis tyre në rajonin Akini të provincës Nangarhar. ISIS ka përfituar nga kaosi i vazhdueshëm në Afganistan për të krijuar një bazë në vend dhe për të rekrutuar disa nga luftëtarët e tij nga mesi i talebanëve. Si rezultat, talebanët dhe ISIS kanë luftuar shpesh me njëri-tjetrin në Nangarhar dhe gjetkë. Sipas dokumenteve të inteligjencës afgane, zyrtarët e sigurisë besojnë se ISIS është i pranishëm në nëntë provinca, nga Nangarhar dhe Kunar në lindje deri në Xhauzian, Fariab dhe Badakhshan në veri dhe në provincën Ghor në perëndim të Afganistanit. Grupi terrorist ISIS, i cili është bërë famëkeq për brutalitetin e tij, filloi të krijojë një prani të dukshme në Afganistan pothuajse një vit pas fushat s së pushtimeve në Irak dhe Siri në vitin 2014.