Pekini: Do të ndihmojmë për rindërtimin e Sirisë
Kina deklaroi se do të ndihmojë me përpjekjet e rindërtimit në Siri, e cila ka pësuar shkatërrime masive nga konflikti i armatosur që zgjati më shumë se gjashtë vjet e gjysmë.
Siç njofton agjencia siriane e lajmeve SANA, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, në një takim me këshilltaren e lartë të Presidentit sirian Bashar Asad, e cila të premten vizitoi Pekinin, tha se dialogu ishte i rëndësishëm në zgjidhjen e konfliktit sirian dhe se bota duhet të mbështesë rindërtimin e Sirisë. "Bashkësia ndërkombëtare duhet të theksojë dhe mbështesë në mënyrë aktive rindërtimin e Sirisë. Kina do të bëjë përpjekjet e saj serioze për këtë qëllim "tha Wang në takimin me Busaina Shaban, këshilltare e lartë e Presidentit sirian. Znj. Shaban e mirëpriti një rol më të madh të Kinës në procesin politik për të zgjidhur konfliktin sirian si dhe shprehu kënaqësinë për gatishmërinë e shprehur nga zyrtarët kinezë për të marrë pjesë në procesin e rindërtimit të Sirisë.