Raporti i UNICEF mbi gjendjen e fëmijëve në Jemen
Organizata UNICEF ka nxjerrë një raport për gjendjen e fëmijëve në Jemen ku ka thënë se në vitin 2016 për shkak të agresioneve të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe pasojave të tyre, në këtë vend kanë vdekur 23 mijë fëmijë.
Në këtë raport theksohet se në vitin 2016, për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite dhe luftës në Jemen kanë humbur jetën 4 mijë e 272 nëna dhe më shumë se 23 mije fëmijë. Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it ka paralajmëruar për gjendjen e qindra mijëra fëmijëve jemenas. Antonio Leek, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, me anë të një deklarate, ka theksuar se mbi 400 mijë fëmijë jemenas për shkak të kequshqyerjes të madhe, por përballen me rrezikun e vdekjes. Antonio Leek vuri në dukje veprimet e regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij në mbylljen e të gjitha porteve dhe aeroporteve të Jemenit dhe ka paralajmëruar se këto veprime përkeqësojnë situatën njerëzore në Jemen më shumë se në të kaluarën. Ndërkohë Stephan Duxharik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, gjithashtu, ka shprehur shqetësime në lidhje me situatën e krijuar në Jemen për shkak të mbylljes së korridoreve të Jemenit nga forcat e koalicionit saudit dhe deklaroi se Jemeni po përballet me krizën më të madhe gjatë dekadave të fundit në botë.