Përkrahja e Britanisë për agresionin mizor saudit kundër Jemenit
Shitjet e pajisjeve ushtarake të Britanisë në Arabinë Saudite kanë arritur në 1,1 miliardë paund në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të fundit të qeverisë britanike.
Britania e Madhe shiti 836 milionë paund armë dhe pajisje ushtarake për mbretërinë saudite midis prillit dhe qershorit 2017, nga 280 milionë paund mes janarit dhe marsit, sipas statistikave të Departamentit Britanik për Tregti Ndërkombëtare. Por përkrahja britanike për agresionin barbar të Arabisë Saudite kundër Jemenit nuk kufizohet vetëm me shitjen e armëve regjimit të Riadit. Një gazetë britanike ka zbuluar se ushtria e këtij vendi në mënyrë sekrete po trajnon ushtrinë e Riadit për të sulmuar Jemenin. E përjavshmja "Mail on Sandy" në një raport të saj ka shkruar se pavarësisht se Riadi akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Jemen, ushtria e Britanisë së Madhe në mënyrë sekrete po trajnon forcat e ushtrisë së Arabisë Saudite për të luftuar në Jemen. Si pjesë e trajnimit, rreth 50 ushtarakë britanikë nga Batalioni i 2-të i Regjimentit Mbretëror të Skocisë i kanë mësuar aftësitë e luftimit oficerëve të Institutit të këmbësorisë Mbretërore Saudite. Aftësitë njihen si "Lufta e Parregullt", e cila është një emër kolektiv për taktikat specifike të përdorura nga ushtritë konvencionale për të luftuar terroristët. Në një nga imazhet e publikuara, mund të shihet një instruktor britanik duke qëndruar para një harte që tregon Jemenin dhe zonat e rrethuara, ku ai shpjegon një strategji të mundshme sulmuese. Kjo gazetë ka shtuar se Andrew Mitchell, anëtar i partisë konservatore të Britanisë së Madhe dhe ish-ministri për zhvillim i këtij vendi, të shtunën në mbrëmje ka thënë se pjesëmarrja e ushtrisë së Britanisë së Madhe në realitet është pjesë e "partneritetit të turpshëm" të Britanisë në këtë katastrofë humanitare dhe tragjedi dhe qeveria britanike duhet të japë shpjegime në Parlament në lidhje me këtë çështje. Ky raport shton se misioni për trajnimin e forcave të Arabisë Saudite është zbuluar pasi që ushtria e Britanisë së Madhe në mënyrë të gabuar ka vendosur në Facebook një video dhe disa të dhëna në lidhje me këtë çështje dhe vetëm pas pak kohë është fshirë nga ajo faqe e Facebook-ut. Mitchell kërkoi të premten që qeveria e Londrës të japë përgjigje në Parlament rreth rolit të saj në agresionin ushtarak saudit. "Britania ka qenë bashkëfajtore në rolin e Arabisë Saudite në Jemen, dhe është përfshirë qartë shkeljet e Konventave të Gjenevës", tha ai. "Nuk kam asnjë dyshim se Parlamenti do të kërkojë një shpjegim për këtë mision trajnimi, duke pasur parasysh nivelin e lartë të shqetësimit për katastrofën humanitare që po ndodh në Jemen", shtoi Andrew Mitchell. Gjithashtu, ish-kreu i Marinës Mbretërore, Lord West, bëri thirrje për transparencë mbi rolin e Britanisë në trajnimin e ushtarëve sauditë. "Duke pasur parasysh ndjeshmëritë që rrethojnë Arabinë Saudite dhe Jemenin për momentin, do të ishte më mirë të jemi të hapur për atë që po bëjmë. Shpresoj që trajnimi ynë do të shpëtojë jetë njerëzore,", tha West të premten. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, EBA dhe të disa vendeve të tjera që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt ndaj këtij vendi.