Putin kërkon shkatërrimin e qendrave të armëve kimike
Në një mesazh të tij për konferencën e vendeve anëtare të Konventës për ndalimin e armëve kimike, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërkuar shkatërrimin e plotë të këtyre armëve dhe qendrave të prodhimit të tyre.
Mesazhi i presidenti Putin për konferencën e vendeve anëtare të konventës për ndalimin e armëve kimike që organizohet në Hagë, është publikuar në faqen zyrtare të zyrës informative të Kremlinit. Putin në mesazhin e tij ka thënë: të gjitha vendet anëtare të konventës për ndalimin e armëve kimike, duhet të marrin shembull nga Rusia për eliminimin e këtyre armëve dhe të realizojnë këtë objektiv në kohën më të shkurtër. Ai gjithashtu u ka kërkuar vendeve që nuk janë anëtare të kësaj konvente që shkatërrojnë armët e tyre kimike. Rusia ka trashëguar më shumë se 40 mijë ton lëndë dhe armë kimike nga ish Bashkimi Sovjetik dhe e gjithë kjo sasi është shkatërruar.