Koreja e veriut teston një tjetër raketë balistike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63225-koreja_e_veriut_teston_një_tjetër_raketë_balistike
Koreja e Veriut ka hedhur një raketë balistike, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2017 05:25 Europe/Tirane
  • Koreja e veriut teston një tjetër raketë balistike

Koreja e Veriut ka hedhur një raketë balistike, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut.

Nuk është e lartë se sa larg ka shkuar raketa apo nëse fluturoi mbi Japoninë. Më herët sot, Japonia kapi sinjale radioje që sugjeronin se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër testim rakete. Koreja e Veriut ka hedhur më parë gjatë vitit disa raketa balistike, ndërsa në shtator, një provë bërthamore shkaktoi një tërmet rreth 6 ballë. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas lëshimit të raketës nga Koreja e Veriut. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo “është një situatë që do të trajtohet dhe për të cilën do të kujdesemi”. Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike, të  parën që nga mesi i shtatorit, duke u ulur në ujërat territoriale të Japonisë. Ndërkohë, Tokio zyrtar ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të OKB-së.