Antonio Gutteres mbështet formimin e shtetit të pavarur palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63255-antonio_gutteres_mbështet_formimin_e_shtetit_të_pavarur_palestinez
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj formimin të shtetit të pavarur palestinez.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 29, 2017 14:58 Europe/Tirane
  • Antonio Gutteres mbështet formimin e shtetit të pavarur palestinez

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj formimin të shtetit të pavarur palestinez.

Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, në deklaratë të lëshuar me rastin e ditës botërore për solidaritet me popullin e Palestinës (29 Nëntori), deklaroi tani ka ardhur koha për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Në mesazhin e Antonio Gutteres me këtë rast thuhet: "Çështja e Palestinës në mënyrë të pandashme është e lidhur me historinë e OKB dhe konsiderohet një prej çështjeve më të gjata të pazgjidhura në programin e OKB. Pas gati 70 viteve nga miratimi i rezolutës 181 të AP të OKB, akoma nuk është krijuar shteti i pavarur i Palestinës me sovranitetin e tij. Pushtimi i territoreve palestineze duhet të marrë fund".