Antonio Gutteres mbështet formimin e shtetit të pavarur palestinez
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj formimin të shtetit të pavarur palestinez.
Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, në deklaratë të lëshuar me rastin e ditës botërore për solidaritet me popullin e Palestinës (29 Nëntori), deklaroi tani ka ardhur koha për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Në mesazhin e Antonio Gutteres me këtë rast thuhet: "Çështja e Palestinës në mënyrë të pandashme është e lidhur me historinë e OKB dhe konsiderohet një prej çështjeve më të gjata të pazgjidhura në programin e OKB. Pas gati 70 viteve nga miratimi i rezolutës 181 të AP të OKB, akoma nuk është krijuar shteti i pavarur i Palestinës me sovranitetin e tij. Pushtimi i territoreve palestineze duhet të marrë fund".