Deri në mes të dhjetorit vazhdojnë negociatat për Sirinë
Stefan De Mistura, përfaqësuesi special i OKB për çështjet e Sirisë ka deklaruar se bisedimet e Gjenevës do të vazhdojnë deri në mesin e dhjetorit.
Stefan De Mistura, deklaroi përfundimin e takimit të tetë të Gjenevës kushtuar zgjidhjes së krizës siriane dhe ka thënë se raundi i ardhshëm i këtyre bisedimeve do të vazhdojë në mesin e dhjetorit ku do të diskutohet çështja e kushtetutës së re, e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nën monitorimin e OKB. Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë deklaroi se raundi i ardhshëm i bisedime do të nisë ditën e martë dhe do të vazhdojë deri në mes të dhjetorit. Në të njëjtën kohë Jahja Aridhi zëdhënës i delegacionit të kryengritësve sirianë, bisedimet Gjeneva-8 i ka cilësuar pozitive. Aridhi ka thënë se rrugëzgjidhja politike është e vetmja rrugëzgjidhje për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Siri. Takimi i tetë i bisedimeve të Gjenevës për vendosjen e paqes në Siri kanë nisur punimet më 28 nëntor. Takimi Gjeneva-7 u mbajt më 14 korri. Negociatat e Gjenevës organizohet në kohën kur Irani, Rusia dhe Turqia për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje politike dhe organizimin e kongresit kombëtar të Sirisë kanë hedhur hapa shumë të rëndësishme.