Lavrov: SHBA po e provokon Korenë e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63409-lavrov_shba_po_e_provokon_korenë_e_veriut
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Shtetet e Bashkuara po e provokojnë Korenë e Veriut që të intensifikojë programin e saj bërthamor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 12:21 Europe/Tirane
  • Lavrov: SHBA po e provokon Korenë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Shtetet e Bashkuara po e provokojnë Korenë e Veriut që të intensifikojë programin e saj bërthamor.

Lavrov po ashtu i hodhi poshtë thirrjet e SHBA-së për të ndërprerë lidhjet me Phenjanin, pas provës së fundit me raketë balistike. Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur pasi Veriu, më 29 nëntor, ka thënë se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale, e cila, sipas tij, mund të godasë kudo në territorin e SHBA-së. Uashingtoni u ka bërë thirrje vendeve që të ndërpresin lidhjet me Phenjanin dhe e ka paralajmëruar regjimin verikorean se “do të shkatërrohet plotësisht” nëse shpërthen lufta. Moska e ka dënuar provën raketore të Phenjanit, por Lavrov tha se SHBA po përpiqet të provokojë liderin verikorean, Kim Jong Un, për të ndërmarrë “veprime të reja ekstreme”.