BE shpreh shqetësim për gjendjen e Shejh Isa Kasem
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63415-be_shpreh_shqetësim_për_gjendjen_e_shejh_isa_kasem
BE shprehu shqetësim rreth situatës së Ajetollah Shejh Isa Kasem, udhëheqësit shpirtëror të shiitëve në Bahrejn.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 16:10 Europe/Tirane
  • BE shpreh shqetësim për gjendjen e Shejh Isa Kasem

BE shprehu shqetësim rreth situatës së Ajetollah Shejh Isa Kasem, udhëheqësit shpirtëror të shiitëve në Bahrejn.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se BE po ndjek situatën e rrezikshme të Ajetollah Shejh Isa Kasem në Bahrejn, njofton agjencia e lajmeve Mehr. Ai gjithashtu shprehu shqetësim lidhur me heqjen e shtetësisë Shejh Isa Kasem, duke shtuar se kjo do të rrisë dallimet fisnore dhe fetare në Bahrejn. Veprimet e ndërmarra kundër Shejh Isa Kasem janë në kundërshtim me rekomandimet e Komitetit të Pavarur të Bahrejnit për sqarimin e së vërtetës. Atje (në Bahrejn) duhet bërë reforma gjithëpërfshirëse për pajtim dhe stabilitet kombëtar. Zyrtari i BE tha: "Ne jemi duke ndjekur situatën në Bahrejn dhe i ftojmë të gjitha palët në këtë vend që të angazhohen për dialog paqësor dhe pajtim.