Merkel-Schulz, akord për koalicion
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63429-merkel_schulz_akord_për_koalicion
Angela Merkel dhe Martin Schulz, duket se kanë gjetur akordin për të nisur negociatat qeveri-krijuese në Gjermani. Lajmi raportohet nga e përditshmja gjermane Bild.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Merkel-Schulz, akord për koalicion

Angela Merkel dhe Martin Schulz, duket se kanë gjetur akordin për të nisur negociatat qeveri-krijuese në Gjermani. Lajmi raportohet nga e përditshmja gjermane Bild.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u përpoq të afrojë krerët e partive CDU, CSU dhe SPD në një raund konsultimesh, por formimi i një koalicioni nuk është i lehtë. Gjatë bisedimeve dy orëshe me kancelaren Angela Merkel, kryetarin e Partisë kristian-sociale Horst Seehofer dhe me atë të socialdemokratëve Martin Schulz, presidenti vlerësoi nёse mund tё shmangen zgjedhjet e reja me një koalicion tё ri me bazë tё gjerё mes dy partive popullore.