Merkel-Schulz, akord për koalicion
Dhjetor 01, 2017 15:28 Europe/Tirane
Angela Merkel dhe Martin Schulz, duket se kanë gjetur akordin për të nisur negociatat qeveri-krijuese në Gjermani. Lajmi raportohet nga e përditshmja gjermane Bild.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u përpoq të afrojë krerët e partive CDU, CSU dhe SPD në një raund konsultimesh, por formimi i një koalicioni nuk është i lehtë. Gjatë bisedimeve dy orëshe me kancelaren Angela Merkel, kryetarin e Partisë kristian-sociale Horst Seehofer dhe me atë të socialdemokratëve Martin Schulz, presidenti vlerësoi nёse mund tё shmangen zgjedhjet e reja me një koalicion tё ri me bazë tё gjerё mes dy partive popullore.
Tags