Mattis: Do të ndërpresim armatosjen e kurdëve sirianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63469-mattis_do_të_ndërpresim_armatosjen_e_kurdëve_sirianë
Sekretari amerikan i mbrojtjes thotë se duke marrë parasysh disfatën e ISIS dhe në kuadër të realizimit të kërkesave të Turqisë, Uashingtoni do të ndërpresë armatosjen e kurdëve të Sirisë dhe në vend të saj do të përqendrohet në ruajtjen e rajoneve të çliruara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 02, 2017 08:27 Europe/Tirane
  • Mattis: Do të ndërpresim armatosjen e kurdëve sirianë

Sekretari amerikan i mbrojtjes thotë se duke marrë parasysh disfatën e ISIS dhe në kuadër të realizimit të kërkesave të Turqisë, Uashingtoni do të ndërpresë armatosjen e kurdëve të Sirisë dhe në vend të saj do të përqendrohet në ruajtjen e rajoneve të çliruara.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Xhejms Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes,  ka thënë: "YPG" është krahu ushtarak i Partisë Demokratike të Sirisë, por tani duke marrë parasysh ndërprerjen e sulmeve të koalicionit, natyrisht më nuk ekziston nevoja për armatosjen e forcave të këtij grupi, por ekziston nevoja për garantimin e sigurisë dhe forcimin e policisë të forcave lokale të cilat garantojnë moskthimin e grupit terrorist ISIS. Ne saktësisht po bëjmë hapa në rrugën të cilën e ka deklaruar Donald Trump, presidenti i Amerikës". Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, javën e kaluar në një bisedë telefonike i ka premtuar Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, se do të ndërpresë armatosjen e kurdëve të Sirisë. Kjo është në kohën kur Eric Pahun, zëdhënësi i Pentagonit, më parë në një intervistë me agjencinë Anatoly, ka deklaruar: "Patjetër se ne do t'i mbledhim armët të cilët kërcënojnë aleatin tonë, Turqinë".