Sulmi me makinë në Londër plagos 5 persona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63475-sulmi_me_makinë_në_londër_plagos_5_persona
Pesë vetë u plagosën në një aksident pranë Stackl, në jug të Londrës, nga të cilët 2 raportohet se janë në gjendje kritike shëndetësore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2017 08:40 Europe/Tirane
  • Sulmi me makinë në Londër plagos 5 persona

Pesë vetë u plagosën në një aksident pranë Stackl, në jug të Londrës, nga të cilët 2 raportohet se janë në gjendje kritike shëndetësore.

Një zëdhënës i policisë së Londrës tha se incidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës dhe askush nuk është arrestuar deri më tani, njofton agjencia e lajmeve IRNA, duke shtuar se policia nuk e sheh incidentin si një sulm terrorist. Sipas njoftimeve, rrugët janë bllokuar dhe policët po hetojnë rastin. Kohët e fundit, Londra ka qenë në qendër të terroristëve, ku është tronditur disa herë nga sulmet, ku i fundit ishte një makinë që kishte  përplasur disa persona pranë Muzeut Kombëtar, ndërsa në sulmin para 3 muajve në një metro, mbetën disa të plagosur.