Britania ndalon përdorimin e antivirusit Kaspersky
Qendra e sigurisë kombëtare të Britanisë së Madhe ka ndaluar shfrytëzimin e produkteve të kompanisë Russias-Kaspersky në institucionet shtetërore.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Ciaran Martin, drejtor i qendrës për siguri kibernetike të Britanisë së Madhe, i ka kumtuar të gjitha ministrive dhe kompanive shtetërore të Britanisë se programi anti-virus Kaspersky përmban edhe programe të caktuara për përgjim që mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe. Në shtator të vitit 2017, edhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Amerikë ka ndaluar përdorimin e programit anti-virus Kaspersky në institucionet dhe organizatat federale. Ndërkohë Kaspersky me anë të një deklarate ka reaguar ndaj pretendimeve të Uashingtonit dhe ka deklaruar: "Laboratori i Kaspersky nuk ka ndihmuar asnjë qeveri të asnjë vendi të botës për përgjime kibernetike ose për kryerjen e sulmeve kibernetike, prandaj është shkak i krijimit të shqetësimeve se një kompani private deri në kohën kur ta vërtetojë pafajësinë e vetë, për shkaqe gjeopolitike të konsiderohet fajtore".