Trump do të pritet me protesta nga miliona britanikë
Organizatorët e protestave kundër vizitës së Presidentit të SHBA Donald Trump në Britani kanë paralajmëruar se më shumë se një milion demonstrues mund të protestojnë në rrugë në një rast të një vizite të Trump në fillim të vitit të ardhshëm.
Grupi "Stop Trump", i cili u krijua menjëherë pas inaugurimit të presidentit amerikan, tha se gjatë 24 orëve të fundit mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion që të bashkohen me një protestë nëse Trump viziton Londrën. "Qeveria britanike e di se protestat kundër vizitës së Trump mund të jenë më të mëdhajatqë kemi parë ndonjëherë në vend", tha zëdhënësi i grupit Evening Standard. "Mbi një milion njerëz mund të dilnin në rrugë". "Pa dyshim ky është një faktor jo vetëm në vonesën e vizitës, por edhe në sekretin që i rrethon detajet e saj", tha ai. "Por nuk ka ikje. Ne mund të mobilizojmë qindra mijëra britanikë në një ditë njoftimi"-shtoi zëdhënësi i grupit “Stop Trump”. Ai tha nëse populli britanik "është serioz për kundërshtimin e racizmit dhe islamofobisë, duhet të qëndrojë kundër Donald Trump dhe gjithçka që ai promovon".