Sekretari amerikan i mbrojtjes shkon në Kuvajt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63619-sekretari_amerikan_i_mbrojtjes_shkon_në_kuvajt
James Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes ditën e dielë arriti për një vizitë në Kuvajt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2017 04:33 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i mbrojtjes shkon në Kuvajt

James Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes ditën e dielë arriti për një vizitë në Kuvajt.

Pas përfundimit të vizitës në Kajro, James Mattis dhe delegacioni që e shoqëronte atë, të dielën shkoi për një vizitë në Kuvajt ku në takim me autoritetet e këtij vendi diskutoi mbi zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe mënyrën e zgjerimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve dypalëshe mes Amerikës dhe Kuvajtit sidomos në fushën ushtarake. Pas përfundimit të vizitës në Kuvajt, sekretari amerikan i mbrojtjes ka mundësi të vizitojë Irakun. Gjatë qëndrimit në Kuvajt, pritet nënshkrimi i kontratave me vlerë qindra miliona dollarë për shitjen e armatimeve amerikane Kuvajtit.