Takimi Mogherini-Tillerson: Shfaqen dallimet mes Amerikës dhe Evropës mbi Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63831-takimi_mogherini_tillerson_shfaqen_dallimet_mes_amerikës_dhe_evropës_mbi_iranin
Një uebsajt informativ në Belgjikë raportoi pas takimit midis shefes së politikës së jashtme të BE dhe sekretarit të DASH në kryeqytetin politik evropian Bruksel, është vërejtur mosmarrëveshje e madhe mes të dy palëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2017 07:29 Europe/Tirane
  • Takimi Mogherini-Tillerson: Shfaqen dallimet mes Amerikës dhe Evropës mbi Iranin

Një uebsajt informativ në Belgjikë raportoi pas takimit midis shefes së politikës së jashtme të BE dhe sekretarit të DASH në kryeqytetin politik evropian Bruksel, është vërejtur mosmarrëveshje e madhe mes të dy palëve.

Uebsajti "Euro Abzeror" ka njoftuar se gjatë konferencës së përbashkët për shtyp midis Federika Mogherinit dhe Rex Tillerson, janë shfaqur mospajtime midis Evropës dhe SHBA sa  i përket respektimit të marrëveshjes bërthamore nga Irani.  Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara nga Evropës dhe se partneriteti i Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Evropian mbështetet në vlerat e përbashkëta dhe synimet e përbashkëta për sigurinë dhe përparimin në të dyja brigjet e Atlantikut. Ai tha se me zonjën Mogherini diskutoi një varg çështjesh që lidhen me Korenë e Veriut, Iranin e Sirinë. Zonja Mogherini tha se pjesë e diskutimeve ishte edhe Ballkani Perëndimor dhe perspektiva evropiane e tij.