Papa Françesku kërkon respektimin e status quo-së për Kodsin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63853-papa_françesku_kërkon_respektimin_e_status_quo_së_për_kodsin
Papa Françesku, udhëheqësi botëror i katolikëve, shprehu fuqishëm shqetësimin për vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Kodsin (Jeruzalemin) si kryeqytetin e regjimit izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2017 14:52 Europe/Tirane
  • Papa Françesku kërkon respektimin e status quo-së për Kodsin

Papa Françesku, udhëheqësi botëror i katolikëve, shprehu fuqishëm shqetësimin për vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Kodsin (Jeruzalemin) si kryeqytetin e regjimit izraelit.

 Siç njofton agjencia e lajmeve AFP, Papa Françesku, në një fjalim të mbajtur sot, shtoi: "Qyteti është një qytet unik dhe i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët dhe unë lutem që statusi i tij të ruhet dhe të forcohet për shenjtërinë e tij, për Lindjen e Mesme dhe për të gjithë botën". Papa Françesku ka bërë thirrje që të respektohet  ‘status quo’-ja. ‘Deri të dialogu do të mund të arrihet vetëm nëse respektohen të drejtat e të gjithë njerëzve”, tha ai. Ndërkohë, Izraeli e ka mirëpritur vendimin Presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Kodsin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit, ndërsa Palestina dhe vendet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se ky vendim mund të shkatërrojë procesin e paqes dhe të shkaktojë trazira në Lindjen e Mesme.